Daut Haradinaj: Rahoveci është 100%

Aktuale

Daut Haradinaj: Rahoveci është 100%

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:42
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka theksuar se Rahoveci është 100%, duke aluduar në slloganin e AAK-së, “Kosova 100%”.

Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi, derisa ka vlerësuaf lartë punën e afaristëve të Rahovecit.

Postimi i plotë:

Pata nderin të takoj dhjetëra afaristë të Rahovecit që me duart e arta të tyre e kanë kthy këtë zonë në një Toskanë të Kosovës.

Këta vreshtarë jo vetëm që po krijojnë kushte dhe vende pune për qytetarët e kësaj ane, por ata po depërtojnë fuqishëm në tregun ndërkombëtar.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, e trefishoi buxhetin për bujqësi në Rahovec e për këtë do të mbahet mend nga kjo zonë.
Z.Smajl Latifi dhe vreshtarët e kësaj ane do të gjejnë përkrahje të pa rezervë edhe në të ardhmen.

Rahoveci është 100%.
DH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat