Milaim Zeka ka disa fjalë për koalicionin AAK-PSD - Bota Sot
Milaim Zeka ka disa fjalë për koalicionin AAK-PSD

Aktuale

Milaim Zeka ka disa fjalë për koalicionin AAK-PSD

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:09
Milaim Zeka

Kryetari i PEK Milaim Zeka në një prononcim ka folur mbi situatën politike në vend dhe koalicionet.

Zeka ka komentuar koalicionin tashmë të zyrtarizuar AAK-PSD duke e quajtur të qudishëm dhe të pakuptimtë.

“Me u ba bashkë Ramush Haradinaj, me Dardan Molliqajn dhe Shpend Ahmetin për mua ka qenë shumë e quditshme. Ne mund të bashkëpunojmë bashkë nëse kemi kundërshti politike, por kur ti i thua dikujt je kriminel si mundet me ba koalicion me të . Si mundet  Isa Mustafa me ba koalicion me Albin Kurtin kur ky i fundit e ka gjuajtur me bojë në fytyrë Isa Mustafën , qysh mundet Kadri Veseli me thane e luftoj korrupsionin kur PDK është partia më e korruptume dhe kriminalizume në Kosovë” ka thënë Zeka.

Po a do të bëjë koalicion parazgjedhor PEK me ndonjë subjekt politik ?

Zeka ka mohuar kategorisht se do të bëjnë koalicion me ndonjë parti edhe nëse nuk do të kalonin pragun .

“Ne mënyrë absolute ne nuk shkojmë në koalicion me asnjë parti edhe nëse nuk hyjmë fare në parlament.Kjo bëhet  për ti treguar qytetarit se është dikush që ka normë morale në politikë .Ndërsa pas zgjedhjeve ata që pranojnë mos me pas makina zyrtare ata që punojnë me ba spitale qe mos me shku pacientët tanë në Turqi dhe Serbi hy në koalicion me ta “ ka thënë kryetari i PEK.

Gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua koalicioni i pare parazgjedhor mes AAK-së së Ramush Haradinajt  dhe PSD-së së Shpend Ahmetit.

Ndërsa mes dy partive me të mëdha opizitare LDK dhe VV ka bisedime të vazhdueshme por pa rezultat konkret , madje dy ditët e fundit arritja e një marrëveshjeje po duket shumë e largët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...