Deputetja e AAK-së paralajmëron zgjerim të koalicionit

Aktuale

Deputetja e AAK-së paralajmëron zgjerim të koalicionit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:13
AAK

Kryetari i PEK Milaim Zeka deklaroi se koalicioni AAK-PSD është i çuditshëm, i pakuptimtë dhe jo parimor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i AAK-së ndaj deputetit Zeka .

Deputetja e kësaj partie Teuta Haxhiu në një prononcim ka theksuar se deklarata të tilla të tilla nuk kanë pse të komentohen.

Koalicioni më i natyrshëm që ka mujt me ekzistu është ky koalicion ka thënë Haxhiu.

“E kuptoj zotin Zeka që ka fillimin e një subjekti të ri që ende s’ka marrë frymë, secili ka respektin e vet, si një deputet deri tani, në të ardhmen do të jemi ish-deputet, thjesht e ka me rrit subjektin e tij. Koalicionin më i natyrshëm që ka mujt me ekzistu është ky koalicion” ka thënë ajo.

Deputetja Haxhiu ka paralajmëruar edhe ardhje të reja në këtë koalicion.

“Jo vetëm që ky është koalicioni i fitores por do të kemi dhe ardhje të tjera që do ti bashkohen këtij koalicioni të fitores. Jemi të hapur për subjekte të tjera që mund të kemi bashkëpunim dhe emra të tjerë me rëndësi që do të bëhen publik shumë shpejt “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat