Si e sheh Vetëvendosje koalicionin me LDK-në, tregon Albulena Haxhiu

Aktuale

Si e sheh Vetëvendosje koalicionin me LDK-në, tregon Albulena Haxhiu

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:00
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, në Debat Plus në TV Dukagjini ka thënë se ne kemi pasur një bashkëpunim opozitar shumë të mirë me Grupin Parlamentar të LDK-së, ka pasur edhe momente kur nuk jemi pajtuar, por ne e kemi fuqizuar bashkëpunimin opzoitar me LDK-në.

“Dy subjektet më të mëdha opozitare për momentin janë LDK dhe VV”, ka thënë Haxhiu.

“Ne qysh në fillim kemi konsideruar që opozita e vërtëtë duhet të bëhet qeveria e ardhshme”.

“Nëse ka koalicion LDK-VV fitorja është e garantuar”, ka thënë ajo më tutje.

“Haxhiu ka vlerësuar se 70 deputetë mund të fitojmë dhe pastaj pas zgjedhjeve do të na duhej edhe një partnet për t’i pasur 2/3 në Kuvend”. Haxhiu ka thënë se ky është plani actual i Vetëvendosjes!

Haxhiu nuk ka lënë pa kritikuar edhe LDK-në tek ka thënë se edhe përkundër deklaratave të LDK-së se nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në, ata i kanë hëngër fjalët e veta.

Haxhiu ka deklaruar se në qoftë se bëjmë koalicion me LDK-në, PDK shkon në opozitë, fitoren e kemi të garantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat