Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin “Pressing” në T7.
Ai ka folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë. Selimi tha se UÇK’ja është themeluar që nga viti 1994
“Themeli i UÇK’së, është aktiviteti i Adem Jasharit dhe shokëve të tij, mbi këtë u themelua UÇK’ja. Kur bëhet fjalë për UÇK‘në, brezat janë lidhur me njëri-tjetrin. Në nëntoin e vitit 1994 janë bërë këto shkronja bashkë, UÇK, me rastin e nxjerrjes së komunikatës së parë të UÇK’së”, ka thënë Selimi.
Selimi tutje ka thënë se personi i autorizuar për ta përcjellë zërin e UÇK’së ka qenë deputeti i PDK’së, Nait Hasani.
“Në atë komunikatë, personi i autorizuar për të çuar zërin e UÇK’së ka qenë Nait Hasani, i cili ka pasur përgjegjësi të madhe për kohën kur po flasim. Ai ka qenë rruga prej kur është nisur komunikata për të shkuar në zyrat tjera”, ka thënë Selimi.