Rexhep Selimi me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën: Brravo për... - Bota Sot
Rexhep Selimi me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën: Brravo për...

Aktuale

Rexhep Selimi me fjalë të mëdha për Ibrahim Rugovën: Brravo për...

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:49
Ibrahim Rugova dhe Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Selimi ndër të tjera në këtë emision foli edhe për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Selimi në vitin 2004 kishte dhënë dorëheqje nga AAK pikërisht pas lidhjes së koalicionit me LDK’në. Por Selimi thotë se kjo nuk ishte arsyeja pse ai doli por ai doli nga politika për shkak se mendonte atë kohë se po bëhej një zgjidhje nga jashtë për Kosovën.

“Në radhë të parë do e bëja të njejtën gjë edhe me PAN’in”, tha Selimi.

“Në atë kohë ka gabuar AAK që ka pranuar të i nënshtrohet kudnërshtarit më të madh politik ndaj zgjedhjeve të huaja”

Tutje Selimi thotë se e çmon veprën e Rugovës i cili arriti të bashkoj të gjithë popullin në kohë diktature, pa përdorur mjete të dhunës. Një brravo për të. Por ai përmend edhe dy gabimet e tij.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë lufte ka qenë gabim. Kosova atë kohë ishte e përgjakur”, thotë Selimi.

“Gabim i madh po ashtu ka qenë vizita në Beograd në vitin 1999”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...