Dalin pamjet e rrahjes brutale të 7 vjeçares nga 29 vjeçari në Istog (Kujdes- Pamjet e rënda)

Aktuale

Dalin pamjet e rrahjes brutale të 7 vjeçares nga 29 vjeçari në Istog (Kujdes- Pamjet e rënda)

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:31
Pamje nga videoja

Pamje të rënda kur u sulmua K.M, 7-vjeçare, nga një person i moshës madhore.

Përmes identifikimit nga kamerat e sigurisë, të hënën L.D u arrestua, nën dyshimin se ka kryer veprën “lëndim i lehtë trupor".

E ëma e së miturës, Florentina Mehmeti, thotë që ajo kishte shkuar në dyqan për të kryer disa nevoja familjare, në kohën kur ishte sulmuar.

Mirëpo, KTV-ja mëson se 7-vjeçarja, bashkë me disa fëmijë të tjerë të komunitetit ashkali, kohë pas kohe, paraqiteshin në afërsi të dyqanit për të kërkuar lëmoshë.

Ndërkaq, sipas pronarëve të vetë dyqanit, fëmijët nuk shkaktonin ndonjë problem.

Në anën tjetër, sipas prokurorit të rastit, Astrit Gashi, motivet që çuan në sulm kanë të bëjnë me përkatësinë etnike të së miturës.

Sipas policisë, rasti kishte ndodhur, pothuajse, një javë më parë dhe i dyshuari 29-vjeçar u arrestua të hënën, derisa Prokuroria tashmë ka kërkuar paraburgim për të.

“Policia e Kosovës, pas shikimit të video-incizimit, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për arrestimin e të dyshuarit. Rasti ka ndodhur me datën 14.08.2019, në orën 14:00, në Gurrakoc-Istog. Pas një pune intenzive operativo-hetimore, sot më datë 19.08.2019, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog, ka arrestuar të dyshuarin L.D, lindur më 1990 m/k/sh”, ka thënë Gashi.

E për organizatën Syri i Vizionit, mbetet i papranueshëm sulmi ndaj të miturës.

Kohavisioni, jozyrtarisht, mëson se 29-vjeçari kishte pasur edhe raste të tjera të ngjashme, ku kishte sulmuar persona të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat