Ish-ambasadori që iu bashkua VV-së me akuza ndaj PDK-së, tregon mosmarrëveshjet që kishte me ta më 2008

Aktuale

Ish-ambasadori që iu bashkua VV-së me akuza ndaj PDK-së, tregon mosmarrëveshjet që kishte me ta më 2008

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 09:42
Sabri Kiçmari dhe Albin Kurti

Anëtari i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Sabri Kiçmari, ka akuzuar eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës, për gjuhën e “ndyrë” që po tregojnë ndaj tij në rrjetet sociale, pas kalimit në këtë parti.

Ai ka sqaruar se qe 11 vite nuk ka asnjë lidhje me PDK-në dhe se në detyrën e ambasadorit të Kosovës në Australi dhe Zelandë të re, ishte pranuar me konkurs, përcjell Bota sot.

Kiçmari ka treguar se në vitin 2008, PDK-ja donte që ai të largohej nga Kosova, për shkak të një numri mosmarrëveshjesh konceptuale që kishte pasur me ta.

Reagimi i Kiçmarit:

Eksponentë të PDK-së në rrjetet sociale po drejtojnë bajoneta helmuese verbale, me gjuhë të ndytë, në drejtim timin për shkak të anëtarësimit tim në Lëvizjen Vetëvendosje! Nuk dua t’u përgjigjem me të njejtën gjuhë. Nuk përkon me etikën time politike dhe nivelin tim intelektual.

Ka mbi njëmbëdhjetë vite që unë nuk kam asnjë lidhje me PDK. Në detyrën e Ambasadorit jam pranuar me konkurs. Kandidatura ime është mbështetur nga komisioni i MPJ, nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës dhe më pas jam dekretuar nga Presidenti Sejdiu. Në mandatin e dytë jam dekretuar nga presidentja Jahjaga.

E di se udhëheqjes së PDK nuk i është prishë fare qejfi, që unë të largohesha nga Kosova në vitin 2008, për shkak të një numri mosmarrëveshjesh konceptuale që kam pasur me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat