“Lajme të mira” – A u arrit marrëveshja për koalicionin LDK-VV?

Aktuale

“Lajme të mira” – A u arrit marrëveshja për koalicionin LDK-VV?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:51
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Zyrtarët më të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar mëngjesin e sotëm që të postojnë fotografi ku shihen në gazetë në dorë, ku në ballinë të saj, është lajmi “LDK-VV, mes konsultave dhe ultimatumeve”.

Përtej kësaj, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka qenë më i hapur në përshkrimin e kësaj fotografie.

“Ndryshimin e bëjmë bashkë?, me dije dhe me zemër, pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”, ka shkruar Tahiri.

Njëjtë ka vepruar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

Në pozicionin e njëjtë me gazetë në dorë, Gashi ka shkruar: lajme të mira.

Po ashtu, edhe ish-kandidati për kryetar të LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci, i cili po ashtu ka shkruar: Lajme hard copy ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat