Aktori Jeton Zogiani nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.
“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova. RH”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Bota sot.
Kësaj partie, sot i është bashkuar edhe profesori Same Dalipi.
Haradinaj ka thënë se Dalipi, si një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, do të ndihmojë rrugëtimin e AAK-së.
“Me Samet Dalipin, që rrugëtimin e tij politik ka vendosur ta vazhdojë me AAK-në. Profesor Dalipi, është një intelektual e aktivist i devotshëm i politikës në Kosovë, dhe dija e pervoja e tij, do të jenë një ndihmesë e madhe në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook./BS