Iu bashkua partisë së Milaim Zekës, veprimtari tallet me Aziz Salihun

Aktuale

Iu bashkua partisë së Milaim Zekës, veprimtari tallet me Aziz Salihun

Nga: A.Zh Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:58
Aziz Salihu ka befasuar të gjithë pasi i është bashkuar Partisë Euroatlantike të Kosovës së Milaim Zekës

Ish-boksieri i njohur Aziz Salihu, ka befasuar të gjithë pasi i është bashkuar Partisë Euroatlantike të Kosovës së Milaim Zekës.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e aderimit të Salihut në PEK, veprimtari Xhevat Rexhaj ka ironizuar me veprimin e këtij të fundit.

Rexhaj në një postim në Facebook, ka ironizuar, duke thënë se “tashmë është rrezik që të humbin tjerat parti politike, e ato t’i fitoi Mila e Azizi”.

“Ja tash është "rrezik" i madh për partitë politike mi hup zgjedhjet, e mi fitue Milja me Azizin. Bile mendoj se ky momentum është "historik" sa i përket aderimeve partiake!”, ka shkruar Rexhaj në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat