Halil Kastrati tregon se a do të jetë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme - Bota Sot
Halil Kastrati tregon se a do të jetë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Aktuale

Halil Kastrati tregon se a do të jetë pjesë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:03
Halil Kastrati

Të martën në mediat vendore bërë bujë lajmi që Halil Kastrati kishte kandiduar për deputet si zyrtarë i AKR-së.

Ndërsa, sot përmes një postimi në Facebook, ka pranuar se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore.

Por, ka mohuar se do të jetë pjesë e tyre në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi do të vazhdoj angazhimin e tij në shoqatën "Jetimat e Ballkanit".

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, ditëve të fundit jam kontaktuar nga shumë gazetarë si dhe kam pranuar qindra mesazhe nga qytetarë me ç'rast jam pyetur nëse do t'i bashkohem ndonjë partie politike për të garuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E vërteta është se kam pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore.

Përmes këtij shkrimi dua t'u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhoj angazhimin tim në shoqatën "Jetimat e Ballkanit". Njëkohësisht, dua t'i falenderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.

H.K

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...