A do t’i bashkohet Imer Mushkolaj, AAK-së?

Aktuale

A do t’i bashkohet Imer Mushkolaj, AAK-së?

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:34
Imer Mushkolaj

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Data e zgjedhjeve mund të jetë 29 shtatori ose 6 tetori. Këtë do ta vendos presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas konsultimeve me partitë.

E kjo kohë po shfrytëzohet nga partitë që në radhet e tyre të afrojnë personalitete me peshë publike, në mënyrë që listat zgjedhore të jenë sa më kualitative.

Lidhur me këtë, media mëson ekskluzivisht se njëri nga aderimet e rëndësishme që do të bëjë këto ditë AAK-ja, do të jetë analisti i mirënjohur dhe gazetari Imer Mushkolaj.

Burime të medias brenda AAK-së thonë se Mushkolaj pritet t’i bashkohet së shpejti AAK-së së Ramush Haradinajt.

Po ashtu Mushkolaj është parë në takim edhe me zyrtarët e AAK-së.

Ballkani  ka kontaktuar me Mushkolajn, i cili i ka thënë se ka marrë oferta gati nga të gjitha partitë.

“Kam marrë oferta gati nga të gjitha partitë, por ende nuk diçka konkrete”, ka thënë Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat