“Hashim Thaçi mblidhte 15-20 veta edhe i prezantonte si energji e freskët në parti”

Aktuale

“Hashim Thaçi mblidhte 15-20 veta edhe i prezantonte si energji e freskët në parti”

Nga: N.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:39
Hashim Thaçi

Ditëve të fundit, çështja e aderimeve është bërë një “super” temë, se cila nga partitë politike në vend po ofron më shumë kuadro të reja.

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i zhvillimeve poltike, Petrit Zogaj, ka krahasuar aderimet nëpër parti politike me ato të vitit 2007, teksa ka thënë se të vetmet aderime që kanë qenë masive janë ato të vitit 2007 në PDK.

Sipas tij, është Thaçi ai që mblidhte 15-20 veta edhe i prezantonte si energji e freskët në parti.

“Kur jemi te aderimet, te vetmet qe kane qene masive dhe me impakt jane ato te vitit 2007, ku PDK e Hashimi i mbledhke ka 15-20 veta edhe i prezantojke si energji e fresket ne parti. E te mos i permendi fjalimet e njerëzve qe aderojshin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat