Ramush Tahiri thotë se mund të mbesim pa zgjedhje të parakohshme - Bota Sot
Ramush Tahiri thotë se mund të mbesim pa zgjedhje të parakohshme

Aktuale

Ramush Tahiri thotë se mund të mbesim pa zgjedhje të parakohshme

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:50
Kuvendi i Kosovës

Nesër  në Kuvendin e Kosovës  pritet të i jepet drita e gjelbërt partive në vend  për të vazhduar për fushatën e tyre një mujore.

Seanca në Kuvend nesër pritet të filloj në ora  10, në të cilën si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje.

Gatishmëri për shpërndarjen e Kuvendit kanë treguar pothuajse të gjitha partitë, ku ditëve të fundit tashmë janë shprehur hapur se janë të gatshme që vendi të shkoj në zgjedhje.

Një gjë e tillë sipas analistit politik Ramush Tahiri mund të jetë skeptikë.

Ai në një prononcim tha se mbetet të shihet nëse partitë në vend do ta mbanë fjalën e dhënë për shpërndarjen e  Kuvendit.

“Nëse të gjitha partitë e mbajnë fjalën atëherë zgjedhjet e ardhshme do të mbahen ditën e diele me 6 tetor. Vonesat në shpërndarjen e Kuvendit dhe në caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare pas dorëheqjes së Kryeministrit Haradinaj, ishin arsyetuar me sezonin e pushimeve të verës si dhe me dhënies e më shumë kohë përgatitjeve si dhe mundësisë më cilësore të pjesëmarrjes së vëzhguesve ndërkombëtar, ndërsa edhe shpërndarja e Kuvendit bëhet vetëm me një votim dhe për duhet të jenë së paku dy të tretat e të gjithë deputetëve, pra 80. A do të kërkohet pauzë para shkurtimit të kësaj pike të rendit të ditësh dhe a do të shkojnë në mbledhje konsultim Grupet parlamentare mbetet të shihet, dhe a do shtyhet kjo pikë për të nesërmen apo ndonjë ditë tjetër gjithashtu varet nga taktika e ndonjë partie politike.”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se PDK-ja është ajo vendimtarja, për shkak se sipas tij nëse PDK dhe deputetët  nga radhët e minoriteteve nuk marrin pjesë nuk arrihet të ketë kuorum.

Sipas tij në këtë rast i përshtat thënia e Enver Hoxhajt që kishte deklaruar se “PDK është lojtari kryesor i qeverisjes ndërsa partitë e tjera janë rezerva që PDK, kur të dojë i futë apo i nxjerr nga loja “, ka veçuar Tahiri.

“Fakt është që nëse në këtë pjesë të seancës plenare nuk marrin pjesë PDK dhe deputetët nga radhët e minoriteteve atëherë nuk arrihet kushti apo kuorumi për mbajtjen e mbledhjes plenare dhe Kuvendi nuk mund të shpërndahet. Sypozohet se një skenar i tillë taktik do të përdorët nga PDK për të treguar forcën e saj reale dhe që pa vullnetin esaj nuk mund të kapërcehet situata por edhe si reagim për koal8cionet parazgjedhore dhe vijat e kuqe që po i qesin partitë e tjera karshi PDK. Këtu  edhe vie në shprehje thënia e Enver Hoxhajt që PDK është lojtari kryesor i qeverisjes ndërsa partitë e tjera janë rezerva që PDK, kur të dojë i futë apo i nxjerr nga loja që edhe mund të merret si e vërtetë ani që është nënçmuese për partitë e tjera politike”, është shprehur Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...