Daçiq thotë se: “Uashingtoni ka ndryshuar qasjen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Aktuale

Daçiq thotë se: “Uashingtoni ka ndryshuar qasjen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”

Nga: F. B. Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:59
Ivica Daçiq

"Takimi i presidentit Vuçiq me sekretarin e shtetit të ShBA-ve Pompeo ka dëshmuar se Uashingtoni ka ndryshuar qasjen në zgjidhjen  e çështjes së Kosovës” këtë e ka deklaruar shefi i diplomacisë serbëve Ivica Daçiq duke shtuar se ShBA angazhohen për zgjidhje kompromis që do ketë parasysh edhe interesin e Serbisë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Nuk duhet menduar se ShBA do ndryshoj qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, por tash ka shumë ndryshime në administratën amerikane dhe rrethit të tij të ngushtë si është këshilltari i sigurisë Bolton, sekretari Pompeo, nënkryetari Pens që mendojnë se duhet përmes bisedimeve të gjendet kompromisi” ka thënë Daçiq për Tanjug.

Ai ka thënë se nga takimi i mbrëmshëm shihet vlerësimi nga Uashingtoni që mbështet qëndrimin tonë se “çështja e Kosovës nuk është zgjedhur” ".

"Ky është ndryshim i madh në raport me konstatimet që kanë ardhur nga administrata e kaluar” mendon ai.

Ai tha se ka edhe zëra tjerë në “shtetin e thellë” në Kongres dhe departament që mbështesin politikën autopilot që është udhëhequr para 2 a 3 dekadave.

Takimi mes Vuçiq e Pompeo është me rëndësi pasi janë vendosur lidhje direkt për vazhdim të dialogut me nivelin më të lartë në ShBA.

Takimi me zyrtarët e lartë amerikan është vazhdimësi e takimeve në nivelin e lartë dhe Pompeo është një ndër bashkëpunëtorët më të afërt me Tramp mendon Daçiq.

Ai ka vlerësuar se në periudhën e ardhshme mund të ketë takime tjera me temë Kosova, por jo në kuptimin që do dëshironte Brukslei, Parisi e Uashingtoni.

"Vazhdimi i dialogut me Prishtinën nuk mund të bëhet pa konstituimin e pushtetit, kjo është ajo q ë  kemi thënë se Prishtina përherë ka telashe dhe arsyetime dhe nuk përmbush asnjë marrëveshje” tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat