Legjislatura më e turpshme, ia mori fytyrën Kosovës

Aktuale

Legjislatura më e turpshme, ia mori fytyrën Kosovës

Nga: N.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:23
Kadri Veseli

Prof. dr. Binak Maxharraj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment për punën e deritanishme të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të shpërndahet ditën e nesërme.

Ai këtë të fundit, e quan si më të turpshmen e pasluftës, përcjell “Bota sot”.

Me tej, ai gjithashtu thekson se kjo legjislaturë duhet të shkojë në koshin e historisë e cila ia mori fytyrën Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

LEGJISLATURA ME E TURPSHME E PASLUFTËS?!

Nëser nga Salla e Kuvendit të parlamentit të Kosovës do ikë Legjislatura me e turpshme e pasluftës.Kjo ligjelaturë kishte në krye Kryeparlamentarin më të pa aftë ndër te gjithë kryeparlamentaret e pas luftes.

Kjo është edhe ligjeslatura me e turpshme e cila Kosovës nuk i solli asgjë te re pos qe e demtoi dhe e plagosi rëndë duke ia fal Malit te Zi hyjneshën e maleve te Alpeve shqiptare-Çakorrin.

Kjo ishte legjislatura me vakabande në historin e Kosovës së pas luftës,e pa diciplinuar,arrogante te cilët mshefeshin nëpër bira e minit veq qe te mos votohet ne Kuvend ajo çka nuk e deshironin bossat e tyre.

Kjo është ligjeslatura me e korruptuar e cila e "vodhi"paran e popullit duke mos punuar asgje,çdo gjë qe është deshtë të punonin nuk e kanë bërë,kurse kanë marr para të taksapaguesve.

Kjo ligjeslaturë duhet të shkojë në koshin e historisë e cila ia mori fytyrën Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat