Shoqata për të drejtat e pacientëve i reagon ashpër drejtorit të QKUK’së dhe Kadri Veselit që po abuzojnë me pacientë në fushatë

Aktuale

Shoqata për të drejtat e pacientëve i reagon ashpër drejtorit të QKUK’së dhe Kadri Veselit që po abuzojnë me pacientë në fushatë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:01
Kadri Veseli, Uran Ismaili

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK , ka dënuar shkeljen e privatësisë së pacientëve nga funksionarët shtetëror dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka disa ditë që ka nis një fushatë nga hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës duke promovuar punët që janë bërë atje dhe duke u deklaruar kundër korrupsionit.

Ndërkaq ndaj kësaj ka reaguar Shoëqata për të drejtat e pacientëve, duke thënë se përdorimi i pacientëve për çfarëdo qëllimi, aq më pak për qëllime elektorale, është i pa pranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për të Dhënat Personale, Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, Kartën e të Drejtave të Pacientëve, Kodin e Etikës Mjekësore, moralin shoqëror.

“Ftojmë Agjencionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Koordinatorët për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Institucioneve Shëndetësore dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që të ndalojnë qfardo lloj informate për pacientët të bie në duar të personave të pa autorizuar. Nëse ka interes të tregohet puna e bërë në shëndetësi, duhet të përdoren raportet dhe statistikat krahasuese, jo pacientët”, thuhet në reagim.

Po ashtu kjo shoqatë përmend projektet të cilat janë premtuar e nuk janë realizuar.

“Kujtojmë se gjatë këtij mandati të kësaj qeverie nuk është bërë Sistemi i Informimit Shëndetësor, as Sigurimet Shëndetësore, nuk është miratuar asnjë Ligj, janë miratuar vetëm 4 Udhëzime Administrative , nuk është përmbushur as për së afërmi Lista e Barnave Esenciale, Fondi për Trajtim Jasht Institucioneve Shëndetësore Publike ka hyrë në borxh për shkak të kërkesave enorme për trajtim jashtë këtyre institucioneve, nuk është ndarë Sistemi Shëndetësor Sekondar nga ai Terciar”, theksohet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat