Koalicion LDK- Nisma?! Parashikimi interesant i Milaim Zekës - Bota Sot
Koalicion LDK- Nisma?! Parashikimi interesant i Milaim Zekës

Aktuale

Koalicion LDK- Nisma?! Parashikimi interesant i Milaim Zekës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 21:28
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, në Debat Plus në RTV Dukagjini, me Fidan Ramën, ka bërë të ditur programin e partisë së tij, duke kërkuar që mos të shfrytëzohen resurset shtetërore.

“Unë nuk shkoj në koalicion me asnjë parti që nuk largojnë veturat zyrtare. Të gjitha makinat zyrtare duhet të hiqen nga përdorimi. Po ashtu edhe mbrojtja e afërt duhet të largohen të ecin të vetëm si çdo qytetarë i Kosovës”, tha Zeka.

Zeka, duke komentuar koalicionet e fundit ka shtuar se një bashkëpunim në mes LDK e NISMA-së, është i pamundur kjo pasi nuk duhet të harrohet e kaluara.

“NISMA ka zhvilluar luftë me LDK, duke i penguar njëra tjetrës. Fotografia e Presidentit, Ibrahm Rugovës është larguar nga Jakup Krasniqi, në atë kohë kryetar i Kuvendit”, ka deklaruar Zeka në Debat Plus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...