Sigurimi i PDK-së sulmon fizikisht gazetarin e T7, disa orë pasi që këtë e kërkoi Kadri Veseli edhe me komunikatë për media

Aktuale

Sigurimi i PDK-së sulmon fizikisht gazetarin e T7, disa orë pasi që këtë e kërkoi Kadri Veseli edhe me komunikatë për media

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:22
Mirlind Behluli

Gazetari i T7-shit, Mirlind Behluli, është sulmuar fizikisht nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, përderisa po e kryente detyrën e tij të gazetarit.

Behluli derisa po raportonte nga njëri nga lokalet e Prishtinës, aty ku po qëndronte Veseli, është sulmuar nga sigurimi duke u larguar me forcë nga lokali. E gjithë ngjarja ishte live.

“Na larguan me forcë dhe më goditën pas kokës”, ka deklaruar Behluli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat