Ky deputet thotë se do të votojë kundër shpërndarjes së Kuvendit

Aktuale

Ky deputet thotë se do të votojë kundër shpërndarjes së Kuvendit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:50
Kuvendi i Kosovës

Ka nisur seanca e shpërndarjes së Kuvendit.

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Milaim Zeka, në një prononcim për T7 para fillimit të seancës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se do të votojë kundër shpërndarjes së legjislaturës së gjashtë.

Ai ka thënë se vota e tij do të jetë kundër.

“Unë do të votoj kundër shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sepse qysh tash kanë filluar lojërat politike që i bëjnë PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja e të tjerët”, ka thënë Zeka.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin në pranverën e 2020-s dhe deri atëherë do të duhej të kishim një qeveri tranzitore.

“Kosovës iu kanë nevojitur zgjedhjet pranverën e vitit të ardhshëm, dhe një qeveri tranzitore të funksiononte deri në zgjedhje. Këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të fëlliqta në Kosovë, sepse qysh tani partitë kanë filluar të shpenzojnë miliona euro për blerje të votës”, ka thënë Zeka.

Milaim Zeka është shprehur se i vjen turp që ka qenë pjesë e kësaj legjislature.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat