Këshilltarja e Haradinajt- PDK’së: Udha e mbarë në opozitë!

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt- PDK’së: Udha e mbarë në opozitë!

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:24
Këshilltarja e Haradinajt- PDK’së: Udha e mbarë në opozitë!

Këshilltarja a e kreut të AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, pas votimit për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo është hera e parë që Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme pa dëshirën e PDK’së.

Përveç tjerash ajo thotë se është hera e parë që asnjë parti nuk po pranon të bëjë koalicion me partinë e Kadri Veselit.

Sipas saj e gjithë kjo situatë do të konkretizohet me një PDK në opozitë në legjislaturën e ardhshme.

“Është hera e parë që:- Qeveria bie pa vullnetin e PDK-së;- Kuvendi shpërndahet pa vendosë PDK-ja;- Kosova shkon në zgjedhje pa dëshirën e PDK-së;- Hera e parë që PDK-ja nuk ka me kënd të bëjë koalicion, dhe- Dhe hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë! Udha e mbarë!”, ka shkruar ajo.

Sot me shumicë votash deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vendosur për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat