Isufi: Rolin në dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do ta ketë Qeveria

Aktuale

Isufi: Rolin në dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do ta ketë Qeveria

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:36
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi pas votimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, tha se si parti në këtë seancë kërkuan që të diskutojnë shefat e grupeve parlamentare, por që nuk u mundësua një gjë e tillë.

Ai tha se qeveria Haradinaj ka mbrojtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e vendit. Duke përmendur kështu taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, ligjin për Ushtrinë, ligji i Prishtinës dhe ligji për Statusin e Viktimave të dhunës Seksuale.

Isufi: Qeveria e Kosovës për këto dy vjet ka realizuar vendime më shumë se për 20 vjet

“Jam i detyruar të tregojë se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar vendime, projekte, ligje që Qeveritë tjera për 20 vjet nuk i kanë bërë”, tha ai.

Ai tha se rolin për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë do ta ketë Qeveria e Kosovës, e njëjta sipas tij do të duhet t’i garantoj popullit se nuk do të dërgoj tema të brendshme të Kosovës në Bruksel.

Isufi: Rolin në dialogun e ardhshëm do ta ketë Qeveria e Kosovës

“Rolin në dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë, që është shumë i rëndësishëm do ta ketë Qeveria e Kosovës, e cila do të garantojë popullin e Kosovës se nuk do të dërgoj tema të brendshme të Kosovës në Bruksel. Por, temat e Kosovës do t’i zgjidh për brenda Kosovës, qoftë edhe të minoriteteve. Por, që në dialog me Serbinë do të kërkohet njohja reciproke mes dy shteteve. Pa njohjen reciproke nuk do të ketë heqja të taksës, nuk ka asnjë lëshim në asnjë variant”, tha ai.

Ndryshe, me 89 vota për, 1 kundër, dhe dy abstenime, u votua sot për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat