“Gjynah për Ganimete Musliun”

Aktuale

“Gjynah për Ganimete Musliun”

Nga: D.RR Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:30
Ganimete Musliu

Sot, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk votoi për shpërndarjen e Kuvendit, duke abstenuar, shkruan “Bota sot”.

E për këtë ka reaguar prof. dr. Binak Maxharraj, i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deputetja Musliu me shumë gjasë nuk do të jetë deputete në legjislaturën e ardhshme.

Maxharraj shpreson që edhe tjerë të deputetë të PDK-së të mos arrijnë të futen në Kuvend në legjislaturën e ardhshme.

Postimi i plotë:

GJYNAH PËR GANIMETE MUSLIUN?!

Sot nga mos puna,mosdiciplina dhe arroganca Parlamenti i Kosovës e shpërndau vehtën,82 votuan për,një kundër dhe dy abstenime nga radhët e PDK.

Ky Parlament më i keqi në të gjitha legjislaturat e pasluftës dhunshëm do te shkojë në pushim të gjatë.Ishalla shumicës prej tyre nuk u shkelë më këmba në sallën e Parlamentit.Sidomos këta të PDK-së po bëhën gadi për një opozitë të gjatë kohore.

Por më së shumti po më dhëmbët Ganja e Drenicës,aq shumë e ka dështë pozitën e deputetit,sa qe edhe votoi kundër.E gjora para se më u mbyll dera e sallës së Parlamentit u këthye edhe një herë për me i thanë lamtumirë sepse ndoshta kurr më nuk do ti shkelë kemba.

Por sa ishte në Parlament Ganja ishte dalldisë për së tepërmi,në fjalimet e sajë nuk ishte me rëndësi së a kishte të drejtë apo jo,kryesorja për te ishte me i dal në ndihmë PDK së korruptuar deri ne fytë,por edhe Hashim Thaqit duke tentyr ta shpetoj nga afëra"Gulenistët".E gjora Gane ka pas hy shumë llugave.

Se di se sa do ti pëlqej Ganës opozita,noshta atje nuk kanë lopë për ti mjelë,por Ganja ndoshta i këthehet zanatit të vjetër për me i mjelë bullicat në Drenicë.

Shikojeni këtë foto të PDK së si rrinë gaditu,janë ngri nga inati qe do te shkojnë në opozitë.Populli do jetë i gëzuar qe nuk do ti shoh fytyrat e tyre bajate në lajmet e mbramjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat