Topalli: Koalicionit AAK-PSD shpresojmë t’i bashkohen edhe këto dy parti

Aktuale

Topalli: Koalicionit AAK-PSD shpresojmë t’i bashkohen edhe këto dy parti

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:02
Faton Topalli

Faton Topalli nga Partia Socialdemokrate është shprehur optimist për fitoren e koalicionit të sapokrijuar mes partisë tij dhe AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

Topalli në një intervistë në Info Magazine potencoi se ky koalicion parazgjedhor pretendon të zgjerohet.

“Kemi shumë shpresë që do të na bashkohen Nisma dhe AKR-ja. Do të angazhohemi dhe ne do të jemi ata që do ta përcaktojmë ndryshimin në Republikën e Kosovës”.

“Mendoj që ka akoma shumë kohë derisa të vendoset përfundimisht për koalicionet parazgjedhore. Jemi në bisedime me AKR-në dhe me Nismën. Ekziston shpresë për një koalicion të përbashkët. Mendoj se koalicioni do të arrihet sepse ekziston një vullnet i shprehur bukur haptazi në takimet që i kemi pasur me të dyja palët”.

Topalli gjithashtu diskutoi edhe për rrëzimin e qeverisë.

“Këto zgjedhje po ndodhin pikërisht falë kryeministrit Ramush Haradinaj”.

“Qeveria nuk është rrezuar për shkak të angazhimit tonë të madh si opozitë e bashkuar, por për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt, i cili ia dha një mundësi të re këtij vendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat