Resul Sinani është një ndër fytyrat më të reja në partinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës.
Ish-moderatori kaloi në këtë subjekt politik nga Nisma.
Sinani në emisionin Frontal ka zbuluar se a do të jetë në listën zgjedhore të partisë.
“Mendoj se ky vendim nuk më përket mua por kryesisë. Unë jam i gatshëm të kontriboj në këtë subjekt”, ka thënë Sinani.
Tutje, Sinani ka thënë se pret që të ndodhë një koalicion PDK-Lëvizja Vetëvendosje.
“LDK është shumë komode edhe po humbi. Ndërsa këto zgjedhje për PDK’në dhe Lëvizjen Vetëvendosje janë jetë apo vdekje”, ka shtuar ai.