Nga LDK-ja vjen goditja për Molliqajn e Kadaj-Bujupin: Na patën lodh me …

Aktuale

Nga LDK-ja vjen goditja për Molliqajn e Kadaj-Bujupin: Na patën lodh me …

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2019 Në ora: 21:59
Dardan Molliqaj e Donika Kadaj-Bujupi

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka akuzuar për dyfytyrësi Dardan Molliqajn e Donika Kadaj-Bujupin.

Ai ka thënë se ata para 2 viteve, deklaronin se parajsa në Kosovë vinte me Albin Kurtin, ndërsa tash me Ramush Haradinajn, përcjell Bota sot.

Por sipas Haxhiut, tash qytetarët nuk i marrin seriozisht “recitimet” e tyre.

“Ti çjerrim maskat,duke i injoruar politikanët me maska”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Postimi i Haxhiut:

A ka akoma qytetar në Kosovë që beson në dyfytyrësinë politike të politikanëve të çiftit Molliqaj e Kada Bujupi, kur para 2 vjetëvë e patën lodh TV me tezat e tyre se parajsa në Kosovë vinte me Albiniin tash me Ramushin. Fatmirësisht qytetari ka evaluar dhe këto recitime e tyre politike me emra të ndryshëm nuk po i merr seriozisht por i dëgjon me neveri. Ti çjerrim maskat,duke i injoruar politikanët me maska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat