Bashkatdhetarët presin deri në pesë orë në Merdare - Bota Sot
Bashkatdhetarët presin deri në pesë orë në Merdare

Aktuale

Bashkatdhetarët presin deri në pesë orë në Merdare

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Pritjet dhe kolonat e gjata në kufijtë e Kosovës me Serbinë nuk kanë të ndalur.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët ia kanë mësyrë vendeve evropiane ku ata jetojnë e punojnë edhe gjatë ditës së sotme janë përballur me pritje e kolona të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së sotme bashkatdhetarët janë përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës në kufi me Serbinë.

Sipas statistikave të publikuara nga kjo qendër në lidhje me fluksin në pikat kufitare, pritja dhe kolona më e gjatë është në Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë  800 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Sipas kësaj qendre nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 15 minuta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...