Pacolli flet për largimin e Agim Bahtirit nga AKR’ja

Aktuale

Pacolli flet për largimin e Agim Bahtirit nga AKR’ja

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:52
Agim Bahtir dhe Begjet Pacolli

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka paralajmëruar se sot do t’i bashkohet të Lëvizjes Vetëvendosje. Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një konferencë për media u shpreh se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij.

“Ne nuk mirrem me persona, AKR ka lind si subjekt politik, natyrisht ka marr njerëz, janë eduku, kanë marrë forcë… kanë shku dhe AKR-ja është këtu përgjithmonë, ne jemi liberal. Nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë”, ka thënë Pacolli pas nënëshkrimit të koalicionit me Nismën.

Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq me komunën e Mitrovicës dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat