Pranvera Ejupi-Hajzeraj aderon në AAK - Bota Sot
Pranvera Ejupi-Hajzeraj aderon në AAK

Aktuale

Pranvera Ejupi-Hajzeraj aderon në AAK

Nga: A.M. Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:27
Pranvera Ejupi-Hajzeraj, Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar prurjen më të re në partin e tij.

Në partinë e tij, ka aderuar Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës.

Postimi i plotë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera. Kënaqësi ta mirëpres në familjen e madhe të AAK-së, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, përfaqësuese e Kosovës në Komitetin Zhvillimor të Federatës Europiane të Atletikës me seli në Llozanë të Zvicrës, me pervojë mbi 9 vjeçare si koordinatore në GIZ në mbështetje të institucioneve vendore në reformën juridike dhe të administratës publike. Përvoja e Pranverës, e cila ka karrierë sportive shumëvjeçare dhe kualifikim të lartë arsimor në Gjermani e Kosovë, do të jetë vlerë e shtuar në rrugëtimin tonë të përbashkët.

RH

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...