Dardan Gashi konfirmon se është anëtar i Nismës, iku nga Lista Rugova

Aktuale

Dardan Gashi konfirmon se është anëtar i Nismës, iku nga Lista Rugova

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:45
Dardan Gashi

Ministri në detyrë i Diasporës, Dardan Gashi, ka qenë prezent gjatë nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor ndërmjet partisë së Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, dhe asaj të Behgjet Pacollit Aleanca Kosova e Re.

I kontaktuar nga media, Gashi ka konfirmuar se tashmë është bërë pjesë e partisë NISMA.

“Po, unë jam pjesë e Nismës. Aderimi është një hap formal por unë jam bërë pjesë e Nismës”, deklaroi ai përmes telefonit.

Nisma dhe AKR sot nënshkruan koalicon parazgjedhor, përmes të cilit, krerët e dy partive u bënë thirrje edhe partive tjera të vogla që t’u bashkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat