Kurti prezanton anëtaren më të re të Vetëvendosjes

Aktuale

Kurti prezanton anëtaren më të re të Vetëvendosjes

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:05
Yllza Hoti dhe Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka prezantuar hyrjen më të re në këtë parti.

Bëhet fjalë për studenten Yllza Hoti, e cila sipas Kurtit, ka përfunduar studime me notën më të lart në vitin 2018 në Universitetin Amerikan në Kosovë, përcjell Bta sot.

Kurti ka theksuar se Lëvizja po rritet dhe se do të fitojë.

Postimi i Kurtit:

Yllza në Lëvizje

Yllza Hoti, studentja me notën mesatare më të lartë (4.0) në gjeneratën e vitit 2018 në Universitetin Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo), nga sot është anëtare e VETËVENDOSJE!-s. Yllza ka përfunduar studimet e saj në Menaxhment, Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare ku tema e saj e diplomës ka qenë “Outsourcing in Kosovo: An analysis of Kosovo's comparative advantage and the potential for groëth”.

Ajo tash punon si Koordinatore për Pranim të Studentëve në po të njëjtin Universitet. Ka punuar si instruktore e tutore e matematikës, si dhe koordinatore në prokurim. Gjatë studimeve Yllza ka punuar edhe si vullnetare në tre klube të ndryshme të RIT Kosovo: ka qenë Presidente e Klubit të Bamirësisë, Sekretare e Klubit të Ekonomistëve si dhe e Klubit të Mjedisit të RIT Kosovo. Është fituese e disa bursave dhe çmimeve të ndryshme.

Me vajza punëtore e të mençura si Yllza, Lëvizja po shton shprehi të punës, lartësi të vetëdijes dhe thellësi të dijes, të gjitha këto të domosdoshme dhe esenciale për ndërtimin e qeverisë dhe zhvillimin e vendit. Ne po rritemi, do të rritemi edhe më shumë. Sepse po fitojmë. Gur i provës për këtë është rinia e ditur që po bashkohet në organizatën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat