Goditet rëndë Behgjet Pacolli, 600 anëtarë të AKR-së i bashkohen Vetëvendosjes

Aktuale

Goditet rëndë Behgjet Pacolli, 600 anëtarë të AKR-së i bashkohen Vetëvendosjes

Nga: A.ZH Më: 23 gusht 2019 Në ora: 18:55
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish-nënkryetari i AKR-së, ka thënë se Kurti ishte pranë tij, edhe kur ai nuk ishte pjesë e VV-së.

Bahtiri ka treguar në një postim në Facebook, se pos tij, e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë me 600 anëtarë, ka kaluar në VV, përcjell Bota sot.

“Pas vendimit që kemi marrë dje në Këshillin Drejtues të degës, sot e nje ceremoni solemne e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë, që përbëhet nga më shumë se 600 zyrtarë e aktivistë kaloi në Levizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Kosova po kalon nëpër një moment shumë rëndësishëm politik, që janë zgjedhjet e parakohëshme nacionale që do të mbahen së shpejti, nga të cilat do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës dhe do të formohet Qeveria e re.

Në kohën kur Kosovën po e presin sfida të mëdha shtetërore, siç janë dialogu me Serbinë dhe arritja e Marrëveshjes Finale, liberalizimi i vizave, forcimi i organeve të rendit, zhvillimi ekonomik, reformat në shëndetësi e arsim, e shumë e shumë sfida tjera, vendi ka nevojë të udhëheqet nga një qeveri meritore dhe që ka vizion për realizimin e interesave të qytetarëve.

Më shumë se kurrë më parë, Kosova tani ka nevojë të udhëheqet nga një lider i fuqishëm, i dijshëm, me vizion dhe plan-program të duhur, e që besoj se i vetmi për momentin në skenën politike të Kosovës është kryetari i Vetëvendosjes, z. Albin Kurti.

Për 14 vite rresht, pa harruar edhe vitet e paraluftës dhe luftës, z. Albin Kurti ka paraqitur ide të qarta dhe i ka qendruar besnik vizionit të tij për ndërtimin e shtetit të Kosovës me integritet e sovranitet të plotë, një shteti të së drejtës dhe me përspektivë ekonomike e zhvillimore.

Sa herë kam pasur nevojë për përkrahje, edhe pse nuk kam qenë pjesë e VV-së, z. Albin Kurti ka qenë pranë meje, si në zgjedhjet lokale, po ashtu edhe në procesin e padrejtë të përcaktimit të kufinjve administrativ, të cilin nuk e kam lejuar të ndodh.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë ka marrë vendim që të kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje dhe t’i bashkohet vizionit të Albin Kurtit, duke i dhënë përkrahje të plotë kandidaturës së tij për kryeministër të Qeverisë së Kosovës.

Pas vendimit që kemi marrë dje në Këshillin Drejtues të degës, sot e nje ceremoni solemne e gjithë dega e AKR-së në Mitrovicë, që përbëhet nga më shumë se 600 zyrtarë e aktivistë kaloi në Levizjen Vetëvendosje.

Na pret rrugë e gjatë përpara, por nuk do të pushojmë për asnjë çast të punojmë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, pavarësisht pengesave që mund t’i kemi gjatë rrugëtimit të përbashkët.

Me kryeministër Albin Kurtin!
Na priftë e mbara!

Me respekt,

Agim Bahtiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat