Vjosa Osmani merr pozitë të re në LDK - Bota Sot
Vjosa Osmani merr pozitë të re në LDK

Aktuale

Vjosa Osmani merr pozitë të re në LDK

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 20:03
Vjosa Osmani

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përfunduar mbledhjen e sotme për zgjedhjen e kryesisë së re.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se kryesia e re e partisë është zgjedhur, por jo edhe nënkryetarët dhe sekretari i partisë. Nga kjo mbledhje, numri i anëtarëve të kryesisë është rritur nga 23 anëtarë në 35 anëtarë.

Në listën e anëtarëve të kryesisë është edhe deputetja Vjosa Osmani.

Këta janë emrat e anëtarëve të kryesisë së re të LDK-së: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Në këtë mbledhje gjithashtu është bërë e ditur, se është rritur numri i grave dhe vajzave, të cilat do të jenë pjesë e kryesisë së partisë.

Nënkryetarët e partisë pritet që të zgjedhen ditëve në vazhdim.

Isa Mustafa gjithashtu njoftoi se nesër do të ketë diskutim për emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK’ja.

Mbledhja e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në selinë e partisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...