Adelina Ismaili përshkruan takimin e parë me Ibrahim Rugovën - Bota Sot
Adelina Ismaili përshkruan takimin e parë me Ibrahim Rugovën

Aktuale

Adelina Ismaili përshkruan takimin e parë me Ibrahim Rugovën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:44
Adelina Ismaili dhe Ibrahim Rugova

Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, ka shpjeguar për herë të parë takimin e saj me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Ajo tha se gjatë kohës kur i kishte 14 vjet, ishte bërë trend që të takohesh me Rugovën.

Adelina shtoi gjithashtu se për takim me Rugovën disa caktonin terminë e disa shkonin pa termin vetëm për ta takuar.

“Ne kemi caktuar termin, e kam shkuar vetëm për ta takuar” tha ajo duke shtuar se “e luta mamin, unë e motra, hajde e dërguan tek ai, ta shohim si duket”.

Ajo shtoi se nëna e saj kishte arritur që të caktonte një termin dhe e gjithë familja kishin shkuar ta takonin.

“Mami e pat kontaktu dikë tek shoqata e shkrimtarëve e kishte caktuar termin. E gjithë familja shkuan e takuam, pavarësisht se isha shumë skeptike për të, kur je adoleshente e prindërit e tu “kallen” pas dikujt, je më skeptik” tha ajo.

Adelian shtoi se në fakt ndodhi e kundërta, se ajo ishte fascinuar nga sjelljet e tij

“E kundërta ndodhi, unë u fascinova, ishte shumë ‘cool’ na duronte, ajo ishte me rëndësi. Tre fëmijë në zyre, të i durosh gjatë kohës sa po e vendosje një sistem paralel, është fakt fascinues” tha ajo. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...