Halil Kastrati tregon sa para ka dhënë më së shumti një donator

Aktuale

Halil Kastrati tregon sa para ka dhënë më së shumti një donator

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 21:52
Halil Kastrati

Aktivisti humanitar Halil Kastrati, drejtor i shoqatës “Jetimat e Bllkanit” në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini ka folur për aktivitetin humanitar në Kosovë dhe më gjerë.

Për momentin janë në përfundim 200 shtëpi, ndërsa pritet të nisen edhe 150 shtëpi, ka thënë ai.

Shtëpitë po ndërtohen në rajonin e Pejës, Rahovenit, Deçanit, Tropojës, Kukësit, ku po ndërtohen 15 shtëpi, ka shtuar ai më tutje.

“Në Prizren kemi memorandum bashkëpunimi me kryetarin Haskuka ku do të ndërtohen 30 shtëpi, pritet të fillojnë javën që vjen. Po ashtu në Mitrovivë 40 shtëpi do të nisen, pastaj do të bëhet përzgjedhja e familjeve, në këtë qytet kemi memorandum bashkëpunimi me kryetarin Bahtiri. 25 do të ndërtohen në Vushtrri. 14 do të ndërtohen në Skëndaraj”.

Ai ka thënë se brenda këtij viti do të ndërtohen 400 shtëpi.

Ai ka thënë se 60% e mjeteve vijnë nga diaspora, ndërsa 40% nga brenda vendit.

Ka pasur raste kur 150 mijë euro ka dhënë një person për 4 banesa, do me thënë për katër familje, ka thënë Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat