Adelina Ismaili e godet Lutfi Haziri: Vjosa Osmani më duket si Ibrahim Rugova - Bota Sot
Adelina Ismaili e godet Lutfi Haziri: Vjosa Osmani më duket si Ibrahim Rugova

Aktuale

Adelina Ismaili e godet Lutfi Haziri: Vjosa Osmani më duket si Ibrahim Rugova

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:27
Adelina Ismaili

Këngëtarja Adelina Ismaili, e njohur për opinionin e saj politik, në emisionin Pressing thotë se e përkrah fuqishëm zyrtaren e LDK’së, Vjosa Osmanin, për kryeministre të Kosovës.

“Jam tu e pa dikë që kam me e përkrah me krejt qenien time. Është Vjosa Osmani. Do ta përkrahi më shumë se Ibrahim Rugovën”, thotë Adelina.

Ajo thotë se Osmani dhe qëndrimet e saj i duken të ngjashme me ato të liderit të parë kosovar dhe kreut të LDK’së, Ibrahim Rugovës.

“Kemi mbetur si jetima pasi ka vdekur Ibrahimi. Te Vjosa po e shoh Ibrahimin e dytë. Nuk ka lëvizur nga parimet e saj pavarësisht presionit”, ka vazhduar këngëtarja.

“Vjosa nuk bën kompromis. Koalicioni (me PDK’në) ma ka thyer zemrën”, thotë Adelina.

Ajo thotë se nuk do të hynte në politikë e as nuk ka ambicie për t’u bërë pjesë e saj, por që do ta ndihmonte në cdo mënyrë Vjosa Osmanin, madje edhe duke iu bashkuar në ekip.

Sipas Adelinës, Kosova nuk ka mundësi më të mirë se sa ta ketë Osmanin kryeministre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...