Pse Isa Mustafa eliminio Armend Zemajn, Arben Gashin, Driton Selmanaj, Xhafer Tahirin… - Bota Sot
Pse Isa Mustafa eliminio Armend Zemajn, Arben Gashin, Driton Selmanaj, Xhafer Tahirin…

Aktuale

Pse Isa Mustafa eliminio Armend Zemajn, Arben Gashin, Driton Selmanaj, Xhafer Tahirin…

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:45
LDK

Shumë të rinj të LDK-se kanë mbetur jashtë Kryesisë së re.

Edhe pse Xhafer Tahiri ka fituar Komunën e Vushtrrisë, megjithatë nuk është futur në Kryesi. Jashtë Kryesisë ka mbetur edhe Driton Selmanaj, i cili njihet si mbështetës i fuqishëm i Isa Mustafës.

Prej të rinjve, jashtë ka mbetur edhe Arben Gashi e Armend Zemaj.

Ndërkaq, në listë të Kryesisë janë futur emrat e shumë zyrtarëve nga “Garda e Vjetër”.Skender Hyseni edhe pse ka pësuar dëbakëll në zgjedhjet e fundit, ai ka hyrë në Kryesi.

Pos tij, në Kryesi ka hyrë edhe Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Mubera Mustafa dhe Anton Quni.

Në Këshill janë propozuar 33 emra për Kryesi ata janë: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hikmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Sfarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumi Abdixhiku, Brikena Krasniqi, Valon Murtezi, Fadil Krasniqi, Rrezarta Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...