Pamje të pa para deri më tash: Millosheviqi në bazën amerikane para shkuarjes në Hagë - Bota Sot
Pamje të pa para deri më tash: Millosheviqi në bazën amerikane para shkuarjes në Hagë

Aktuale

Pamje të pa para deri më tash: Millosheviqi në bazën amerikane para shkuarjes në Hagë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq e ka publikuar një video-incizim në të cilin shihet ish krimineli dhe diktatori serb, Sllobodan Millosheviq, pak para se nga Tuzla e Bosnjës të bartej në Tribunalin e Hagës në vitin 2001.

Në video shihet se si Millosheviqit hyn në dhomë, në bazën e ushtrisë amerikane në kampin “IgI” në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës, së bashku me një person me uniformë ushtarake.

Pas hyrjes, Millosheviqi me një polic flet qetësisht. Millosheviqit nga një roje kërkon cigare dhe kafe dhe merr ujë dhe pyet nëse personi që shihet në video planifikon të shkruaj libër, në ç’gjë ai i përgjigjet: Jo libër, tregim.

Nuk është e qartë se nga e ka marrë videon gazetari kontrovers serb, Stefan Cvetkoviq, i njohur për atë që më herët ishte i kidnapuar në Bella Cërkvë, para një viti.

Millosheviq vdiq në Hagë më 11 mars të vitit 2006, atje ku po gjykohej për krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...