Isa Mustafa tha se LDK i ka 4-5 profile për kryeministër, ky është komenti i Avdullah Hotit - Bota Sot
Isa Mustafa tha se LDK i ka 4-5 profile për kryeministër, ky është komenti i Avdullah Hotit

Aktuale

Isa Mustafa tha se LDK i ka 4-5 profile për kryeministër, ky është komenti i Avdullah Hotit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:56
Avdullah Hoti

Anëtari i Kryesisë së LDK-semë, Avdullah Hoti në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se “në këtë mbledhje nuk është diskutuar për kandidatin për kryeministër”.

“Besoj se nuk jemi vonë. Dje është shpërndarë Kuvendi. Ndoshta edhe nesër, kur do të mbahet mbledhja e Kryesisë, mund të dalim me një emër. Të shohim cilat do të jenë propozimet e kryetarit dhe diskutimet që do të bëhen nesër”, ka thënë Hoti, i cili në zgjedhjet e kaluara ka qenë vetë kandidat i LDK-së për kryeministër.

Ai nuk ka folur se për kë e ka pasur fjalën shefi i tij i partisë, Isa Mustafa, kur ka thënë sot pas mbledhjes në parti, se janë 4-5 emra që ka përpara si kandidatë të mundshëm për t’u mandatuar për kryeministër nga kjo parti.“Unë isha rezervuar për të folur për emrat. E kemi një kod të sjelljes që nuk mund të flasim për emra, derisa nuk vendoset në organet e LDK-së”, ka thënë Hoti, duke u rezervuar edhe që të flasë për veten, nëse ai do të jetë sërish kandidat për kryeministër.“Pa asnjë diskutim do të bëjmë zgjedhjen më të mirë për kandidat për kryeministër”, ka thënë Hoti.Hoti ka thënë se me zgjedhjet e fundit brenda partisë e kanë strukturuar mirë LDK-në, derisa ka thënë se ekspertët më të mirë të kësaj partie kanë punuar për programin me të cilin do të dalin para qytetarëve.“Do të nisim aty ku e kemi lënë në gjysmë në vitin 2017, në zhvillimin ekonomik, arsim dhe shëndetësi. Por fokus i joni do të jetë sundimi i ligjit”, ka thënë Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...