Milaim Zeka: Hapu tokë se po futem… ku është “baba” i Nismës?

Aktuale

Milaim Zeka: Hapu tokë se po futem… ku është “baba” i Nismës?

Nga: A.ZH Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:00
Milaim Zeka

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, ka nënshkruar sot koalicion paragjedhor me Aleancën Kosova e Re.

Limaj ka thënë se koalicioni me AKR-në, erdhi për shkak të blloqeve të tjera.

E ish-anëtarit të Nismës Milaim Zekës, po i intereson të dëgjojë një koment të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqit, për këtë koalicion, përcjell Bota sot.

Zeka ka thënë se as për Listën serbe nuk ka dëgjuar fjalë më të rënda se sa kundër Behgjet Pacollit.

Reagimi i Zekës në Facebook:

Pas koalicionit të Nismës me AKR-në, sinqerisht kisha pas dëshirë me dëgju një koment të babës të Nismës, Jakup Krasniqit.

As për Listën serbe nuk kam dëgju fjalë më të rënda se sa kundër Pacollit! E tash?!

Hapu tokë se po futem...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat