LDK vija të kuqe PDK-së, koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen

Aktuale

LDK vija të kuqe PDK-së, koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:14

(E plotësuar) - Pas mbledhjes së sotme të kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës është rikonfirmuar se kjo parti nuk do bëjë koalicion me PDK, derisa në mbledhjen e radhës pritet të dihet kandidati për kryeministër nga LDK, dhe koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ish deputetja e kësaj partie, Vjosa Osmani për të cilën po flitet se do jetë kandidate për kryeministre nga LDK-ja për këtë tha se do të njoftojë ditëve në vijim.

Sipas saj, temat për të cilat kanë diskutuar sot ende nuk kanë përfunduar.

Osmani: Për kandidaturën për kryeministër do njoftoheni së shpejti

“Ende nuk kanë përfunduar temat  të cilat kemi diskutuar besoj se prononcimet do i merrni ndërkohë nga zyra për media ...Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim.. Edhe për këtë do iu njoftoj ditëve në vijim”, tha ajo.

E pyetur rreth mungesës së Lufti Hazirit dhe Agim Veliu në këtë mbledhje të kryesisë, Osmani tha se arsyeja duhet të mësohet nga vetë ata.

Në anën tjetër, zëdhënësi për media në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa pas përfundimit të mbledhjes tha se gjatë këtij takimi është rikonfirmuar se LDK nuk do ketë koalicion me PDK-në.

Sipas tij, në Këshillin e Përgjithshëm do të diskutohet edhe për vullnetin e këtij subjekti politik për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka theksuar se në këtë takim është rikonfirmuar se LDK-së i takon posti i kryeministrit, derisa deklaroi se në mbledhjen e kryesisë e cili pritet të mbahet gjatë ditës së hënë do të diskutojnë për mandatarin e tyre për kryeministër.

Mustafa: LDK rikonfirmon se nuk do bëjë koalicion me PDK-në

“U rikonfirmua qëndrimi i kryesisë së LDK-së që nuk do të kemi koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryesia shprehu vullnetin që në Këshillin e Përgjithshëm ose në takimin e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së të diskutohet edhe për vullnetin apo për çështjen e koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të rikonfirmohet qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ose i kryesisë tonë që pasi që jemi partia më e madhe politike në vend posti i kryeministrit të Kosovës i takon i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës në takimin e radhës të kryesisë i cili do të mbahet diku të hënën në mëngjes ...do të diskutohet edhe për mandatarin ose për bartësin e listës së LDK-së, pra për mandatarin tonë për kryeministër të ardhshëm të kryesisë të Kosovës”, tha ai.

Ai tha se diskutimet për mandatarin për kryeministër janë hapur gjatë kësaj mbledhje të kryesisë por që detajet do të diskutohet të hënën gjatë mbledhjes së kryesisë.

I pyetur për mospjesëmarrjen e Lufti Hazirit dhe Agim Veliut në këtë mbledhje të kryesisë, Mustafa u shpreh se nuk është i sigurt.

Mustafa tha se për momentin po diskutojnë vetëm për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, në LDK ka mjaft kandidat që janë të përgatitur për të marrë postin e kryeministrit.

Mustafa: Për momentin po diskutojnë vetëm për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje

“Në LDK ka mjaftë kandidat ose njerëz të përgatitur që do mund ta merrnin postin e kryeministrit si dhe postet tjera udhëheqëse më të larta në Kosovë, mirëpo të gjitha këto do të diskutohen më detajisht të hënën në mëngjes, pastaj do dalim edhe me një propozim për Këshillin e Përgjithshëm sepse aty...Për momentin jemi të qëndrimit dhe tash edhe njëherë se me PDK nuk do kemi koalicion, ndërsa të hënën për momentin do të diskutojmë vetëm çështjen e koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Kujtojmë që në mbledhjen e sotme të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin prezent Lufti Haziri dhe Agim Veliu. Ndërsa u përfol se kandidat për postin e kryeministrit të Kosovës nga LDK është Vjosa Osmani.

***

 Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e kryesisë në të cilën është rikonfirmuar se nuk do të kenë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se gjatë kësaj mbledhja kanë rikonfirmuar se si LDK nuk do të hyjnë në koalicion me PDK-në.

Ai tha se në takimin e radhës të kryesisë i cili pritet të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet për koaliconin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se si partia më e madhe u takon kryeministri.

Mustafa tha se po ashtu tha se në takimin e radhës të kryesisë do diskutojnë edhe për mandatarin e tyre për kryeministër.

Sipas tij, janë hapur diskutime për mandatarin por të hënën do të përmbyllet ky diskutim të hënën në mëngjes.

Ai është pyetur për arsyet që nuk kanë marrë pjesë në këtë takim Lutfi Haziri dhe Agim Veliu, megjithatë tha se nuk është i sigurt për mospjesëmarrjen e tyre.

Sa i përket autorizimit të Mustafës për të biseduar me VV-në, ai tha se do të diskutohen dhe miraothen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

I pyetur se a do jenë të hapur për partitë e tjera përveç PDK-së, Mustafa tha se aktualisht opsion kanë vetëm Vetëvendosjen.

Kadri Veseli shijon prodhimet vendore te Ramiz Kelmendi

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka vizituar bizneset ombrellë të ish-deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi në Pejë.

Kadri Veseli i shoqëruar nga Hajredin Kuçi ka shijuar prodhimet vendore të 'Pi&Ki' dhe 'Egi Group' me ç’rast ka shijuar prodhimet e produkteve vendore që sjellë kjo kompani.

Më pas ka ndodhur edhe takimi në rezidencën e Kelmendit në Rygovë, porse për këtë të fundit nuk janë dhënë detaje nga asnjëra palë.

E tëra çfarë dihet nga kjo vizitë është një postim i Kelmendit në faqen zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:

"Nga vizita e Kryetarit z.Kadri Veseli, në Kompaninë 'Pi&Ki', 'Egi Group' dhe segmente tjera të Kompanisë tonë.

Përcollëm së bashku linjat prodhuese dhe bashkëbiseduam për mundësitë e mëtejme të avansimit të sektorit prodhues në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës."- ka shkruar Ramiz Kelmendi - Deputet dhe Pronar themelues i 'Elkos Group-Etc'.

***

 Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, ka thënë se të hënën do të përmbyllen diskutimet rreth asaj se kush do të jetë i nominuar i kësaj partie për postin e kryeministrit.

Ai gjithashtu ka thënë se në Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, do të diskutohet edhe për çështjen e koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shtuar se sot e kanë rikonfirmuar edhe një herë qëndrimin që nuk do të ketë koalicion me PDK’në.

“Në takimin e sotëm të kryesisë së re u pajtuam në disa çështje. E para rikonfirmuam kryesinë e re, që do t’i propozohet Këshillit të Përgjithshëm. U rikonfirmuar qëndrimi që s’do të kemi koalicion me PDK’në. Në takimin e radhës të Këshillit të LDK’së do të diskutohet edhe për koalicionin me LVV”në”, ka thënë Mustafa.

Ndër të tjera ai ka thënë se sot janë hapur diskutimet për atë se kush do të jetë mandatar për postin e kryeministrit, dhe se ato do të mbyllen të hënën.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Përgjithshëm do të konfirmohet qëndrimi i partisë, që posti i kryeministrit i takon LDK’së si dhe në takimin e radhës të kryesisë që do të mbahet të hënën në mëngjes, do të diskutohet edhe për mandatarin tonë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Janë hapur diskutimet, por do të përmbyllet ky diskutim të hënën”, ka thënë Mustafa.

Gazeta Express ka raportuar se pretendent për postin e kryeministrit, janë Vjosa Osmani e Kujtim Shala.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.

Kjo pasi që për kandidat për kryeministër janë përmendur emrat e Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës.

Në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet të nominohet për kandidate për kryeministre.

Ndërkohë ne mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është caktuar Sekretar Organizativ i LDK’së.

****

Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky emërim është bërë gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 11:00.

Kujtojmë se Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur betejën ndaj Shpend Ahmetit

Lutfi Haziri dhe Agim Veliu nuk shkojnë në mbledhje në LDK, ku pritet që Vjosa Osmani të nominohet për Kryeministre

Lutfi Haziri e Agim Veliu nuk po marrin pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ka filluar në orën 11:00, e ku pritet që Vjosa Osmani të nominohet për kryeministre nga radhët e partisë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të muajit tetor.

Duket që nominimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, ka bërë që kreu i Gjilanit dhe ai i Podujevës të hidhërohen e të mos marrin pjesë në këtë mbledhje të Kryesisë së partisë.

Para zgjedhjeve të brendshme, Haziri e Veliu patën deklaruar se kanë pretendime për t’u zgjedhur edhe kryetar të partisë, megjithatë në fund partia ishte pajtuar ta rizgjidhte Isa Mustafën si emër konsensual.

Përveç Lutfi Hazirit e Agim Veliut, në mbeldhje janë duke marrë pjesë të gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë së LDK’së.

Në mbledhje me shumë gjasë do të diskutohet edhe çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë Ismet Beqiri në një përgjigje dhënë dje Express ka deklaruar se parimisht do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Nis mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të propozojë mandatarin për kryeministër

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryesia e sotme e LDK-së sot pritet të propozojë emrin për kryeministër, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit.

Image

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të caktojnë mandatarin për kryeministër

Anëtarët e Kryesisë së LDK’së të cilët janë zgjedhur dje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, sot përsëri i janë drejtuar selisë qendrore të partisë, prej ku pritet të dalin me një emër që do ta nominojnë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka mbërritur në seli, ndërkohë pas tij kanë filluar të mblidhen anëtarët e Kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, Muharrem Sfarqa, Lutfi Zharku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri e të tjerë.

Ndërkohë nuk dihet nëse do të diskutohet edhe çështja e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Image
Image
Image

LDK sot nxjerr emrin e mandatarit për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës sot prej orës 11:00 do të mbajë mbledhjen e kryesisë së re të partisë e cila u zgjodh pasditen e djeshme.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se gjatë kësaj mbledhje do të vendoset emri për mandatarin për kryeministër nga kjo parti.

Sipas tij, mbledhja do të zgjasë derisa të dalë propozimi për kandidatin për kryeministër duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të zgjasë.

Mustafa tha se në partinë e tij ka 4 apo 5 figura të cilët do të mund të ishin mandatarë.

Në lidhje me koalicionet, Mustafa paralajmëroi Lëvizjen Vetëvendosje se nuk do të heqin dorë nga pozita e kryeministrit. Sipas tij, LDK-së nuk i ngutet për koalicione dhe se parimisht janë që të hyjnë vetëm në zgjedhje.

Ndryshe, kryesia e sotme e LDK-së sot vetëm do të propozojë emrin për mandatar pasi fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat