Me biçikleta për politika më të mira mjedisore

Aktuale

Me biçikleta për politika më të mira mjedisore

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 06:59
Ilustrim

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot organizojnë kampanjën "Lëvizim".

Përmes kësaj kampanje synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

“Ne kërkojmë programe e investime konkrete në krijimin e kushteve për ecje të papenguar të këmbësorëve, për shtigje të dedikuara e qarkullim të papenguar për biçikletat, për lëvizje me transport urban Ndotja e ajrit, ujrave dhe tokës në vendin tonë ka marrë përmasa të katastrofës”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat, dhe pluhuros hektarë përreth.

Nisja do të bëhet në ora 10.00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Friedrich-Erbert-Stiftung Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat