Konjufca jep arsye pse Kurti duhet të jetë kryeministër - Bota Sot
Konjufca jep arsye pse Kurti duhet të jetë kryeministër

Aktuale

Konjufca jep arsye pse Kurti duhet të jetë kryeministër

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër.

Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK.

“Lëvizja Vetëvendosje ka përparësi, sepse nuk ka gabime të qeverisjes siç i ka Veseli ose Haradinaj. Kemi kandidatin e pjekur për kryeministër. Albin Kurti është në moshë ideale për kryeministër. Nuk është i korruptuar prandaj kësaj radhe për herë të parë në zgjedhje kandidati për kryeministër do të ketë më shumë peshë se program”, ka theksuar Konjufca.

Ai ka thënë se raporti me LDK duhet të analizohet nga konteksti opozitar që ishte.

“Pati bashkëpunum për homologimin, Z Mobile etj.”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, LDK për shkak të reagimeve të Vetëvendosjes ndaj marrëveshjes për “Zajednicën” ishte në hatërmbetje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...