"LDK-ja e ka dhënë emrin e kryeministrit"

Aktuale

"LDK-ja e ka dhënë emrin e kryeministrit"

Nga: H.O. Më: 24 gusht 2019 Në ora: 09:37
Arkiv

Veprimtari i LDK-së, Fatmir Bajraj në një postim të tij në Facebook shkruan se LDK-ja tashm e ka dhënë emrin e kryeministrit.

Ai thotë se LDK-së iu ka mbetur vetëm zyrtarizimi i kandidatit për kryeministër, kryetarit Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

LDK-ja ka dhënë emrin e Kryeministrit, pason zyrtarizimi !

Besimi dhe shpresa e qytetarëve të Republikës së Kosovës është në LDK-në, dhe kjo e fundit, këtë besim & shpresë investoj në Kryetarin Mustafa !

Organeve dhe strukturave të LDK-së, u mbetët vetëm zyrtarizimi i akademik Isa Mustafa, Kryetar i ri-zgjedhur i saj !

Kuvendi i 9-të zgjedhor i LDK-së, i mbajtur me 03.08.19 në Prishtinë, kurorëzoj me sukses konfigurimin e strukturava, organeve dhe lidershipit legal e legjitim të LDK-së për përiudhën 4 vjeqare, i cili obligon dhe ngarkon me përgjegjësi politike të zgjedhurit duke patur parasysh edhe institucionin e përgjegjësisë.

LDK-ja po rrumbullakson kujdes'shëm edhe ekzekutivin e partisë, alias Kryesinë e gjerë partiake, nga e cila do derivoj edhe ajo e ngushtë si rezultat i një analize & vlerësimi të thellë e objektiv të Këshillit të Pergjithshëm, Kryesisë së gjerë dhe lidershipit të ri.

- Hapi tjetër i Kryesisë së LDK-së është, zyrtarizimi i emrit të Kryeministrit, emer i cili duhet pamedyshje t'kaloj edhe n'Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe t'marr edhe bekimin e tij, si organi ma i lartë i pushtetit n'LDK-së në baz të të Statutit, n'përiudhën brënda Kuvendeve Zgjedhore të LDK-së, pra n'periudhën 4 vjeqare.

Zgjedhjet Nacionale do pasojnë shpërndarjën e Parlamentit dhe dekretin e Presidentit për shpalljën e datës së zgjedhjeve të cilat edhe zyrtarisht hapin fushatën elektorale të spektrit politik n'vend.

Kryesia & Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, konform verdiktit të LDK-së në Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor, duhet të zyrtarizojnë kndidaturën e akademik Isa Mustafa për Kryeminstër të Republikës së Kosovës.

E para :

Për faktin se, akademik Isa Mustafa u ri-zgjodh Krytar i LDK-së edhe për një mandat 4 vjeqarë, në një garë të fortë, fer & demokratike, si dhe n'perputhje me Statutin dhe vendimin e Kuvendit të 9-të të Përgjithshëm-Zgjedhor të LDK-së, të 03 Gushtit 2019.

E dyta :

LDK-ja, duhet t'ruajë & t'mbajë ; ritmin e rritës së LDK-së dhe t'besimit progresiv të qytetarëve ndaj saj, të promovuar nga lideri aktual, ish Kryemnistri Mustafa.

E treta :

Akademik Isa Mustafa, ka drejtuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me duarë të pastëra, me dije & profesionalizëm të jashtzakonshëm, me vullnet & gadishmeri të lartë n'përballje me sfidat, si dhe është shquar me vizion t'qartë, pasion unik & invencion...!

E katërta :

Vendi ka nevojë, si kurr më parë, për Isa Mustafën-Kryeministër, një poltikan të promovuar nga vetë LDK-ja si subjketi ma i madh politik n'vend, të përgjegjshëm dhe t'pranuar nga miqtë tanë nderkombëtar, si shtetar largëpamës, konsekuent & konsistent n'politikëbërje.

E pesta :

Kosova ka nevojë imediate & jetike për Isa Mustafën Kryeministër, ma shumë se sa LDK-ja dhe vet akademik Isa Mustafa, që t'jet bartës i këtij funksioni të lartë politik & shtetëror n'Republikën e Kosovës.

f.b

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat