Vasfije Krasniqi-Goodman do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez - Bota Sot
Vasfije Krasniqi-Goodman do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:50
Vasfije Krasniqi-Goodman

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, do të rrëfejë për ngjarjet e hidhura gjatë luftës në Kosovë edhe para parlamentit suedez.

Me moton ’’ Be my voice’’ apo ’’Bëhu zëri im’’, ’’ Kosovos tystade kvinnor vill höras’’, ’’ Gratë e heshtura të Kosovës duan të dëgjohen’’, Lidhja Shqiptare-Suedeze (SAN) në bashkëpunim me Humanisterna, Femrat shqiptare ne Suedi ’’ SAB’’ dhe GAPF në shtator do të mbajnë leksione të hapura në Malmö dhe Stockholm me temën , ’’Gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë situata e tyre dhe vështirësitë me të cilat ato përballen sot’’, njofton Nobel Press.

E veçanta e këtij organizimi është se Vasfije Krasniqi-Godmnan, gjatë qëndrimit  të saj në Stockholm, do t’i drejtohet edhe parlamentit suedez. Për dhunën seksuale të ushtruar ndaj, Krasniqit-Goodman dhe 20 mijë viktimave të tjera gjatë luftës në Kosovë do të njoftohet edhe ky vend skandinav.

Për gratë e dhunuara do bëhet edhe një dokumentar nga një media suedeze

Kujtojmë se, Vasfije Krasniqi Goodman, është gruaja e parë e cila foli publikisht për  dhunën seksuale që është ushtruar ndaj saj nga policia serbe, gjatë luftës në Kosovë. Për të bëmat ndaj, Vasfijes dhe 20 mijë viktimave të tjera nga policia dhe paramilitarët serb, një kanal suedez, do të bëjë edhe një dokumentar.

Ky projekt do të përkrahet edhe nga Ambasada e Kosovës në Stockholm

SAN, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se edhe Ambasadorja e Kosovës në Stockholm, Shkendije Geci-Rushiti, do jetë si bashkëorganizatore e këtij projekti.

Përveç Vasfijes, në këtë organizim nga Kosova, do të marrin pjesë edhe Saranda Bogujevci, Lirije Kajtazi, Kadire Tahiraj si dhe Feride Rushiti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...