Totaj: VV ka frikë ta luftoj korrupsionin, po rrezikon raportin me SHBA

Aktuale

Totaj: VV ka frikë ta luftoj korrupsionin, po rrezikon raportin me SHBA

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:11
Shaqir Totaj

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane një ditë më herët e cila i bën thirrje kryetarit Haskuka ta shkarkoj një drejtor të komunës që ka aktakuzë.

Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin siç ka bërë PDK-ja.

“Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin. Ata duhet ta largojnë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme. Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla” ka shkruar Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat