Arban Abrashi, Sekretar Organizativ i LDK-së

Aktuale

Arban Abrashi, Sekretar Organizativ i LDK-së

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:29
Arban Abrashi

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Deputeti i deritashëm i LDK’së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK’së.

Burime të Express kanë thënë se pro kandidaturës së Abrashit janë pajtuar anëtarët e Kryesisë së LDK’së.

Abrashi edhe më herët ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK’së derisa në garën e fundit për Kryetar të Prishtinës kishte humbur për më pak se 200 vota.

Sipas burimeve sot s’është diskutuar për asnjë pozitë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat