Avdullah Hoti zbulon moton e LDK-së

Aktuale

Avdullah Hoti zbulon moton e LDK-së

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:18
Avdullah Hoti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja tani është e gatshme për zgjedhje me një moto të re.

Hoti ka shkruar “BesëLidhja” në postimin e tij në rrjetin social.

LDK-ja sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku është diskutuar edhe nominimi për Kryeministër, si dhe ka zgjedhur Arban Abrashin si Sekretar Organizativ.

Në këtë mbledhje kanë munguar dy anëtarët e Kryesisë, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu.

Të dy këta që qeverisin me Gjilanin respektivisht me Podujevën duket se nuk kanë qenë të kënaqur me Kryetarin Isa Mustafa i cili po e mbështet Vjosa Osmanin si candidate për Kryeministër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat