Nasim Haradinaj më fjalë të rënda për Armend Zemajn dhe Arben Gashin: I quan mashtrues dhe përçarës të popullit

Aktuale

Nasim Haradinaj më fjalë të rënda për Armend Zemajn dhe Arben Gashin: I quan mashtrues dhe përçarës të popullit

Nga: N.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:44
Nasim Haradinaj, Armend Zemaj dhe Arben Gashi

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, njëri nga komandantët në Betejën e Koshares, duke folur për ndryshimet në Kryesinë e LDK-së, e ka quajtur lajm të mirë lënien jashtë saj, ish-deputetët Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Ai madje, këta të fundit i konsideron si mashtruesit, manipuluesit dhe përçarësit e partisë dhe popullit.

“Nga sot u dhanë sinjalet e mira ! Pra LDK po merr drejtimin e duhur duke hekë mashtruesit dhe manipuluesit dhe përçarësit e partisë dhe popullit”, shkruan ai në postimin e tij.

Ja shkrimi i plotë:

Nga sot u dhanë sinjalet e mira ! Pra LDK po merrë drejtimin e duhur duke hjekë mashtruesit dhe manipuluesit dhe përqarësit e partisë dhe popullit....!!

Ndryshimet për të mirë, i bëjn nderë vet partive në radhë të parë,pastaj edhe shtetit..!!

Por ndryshimet për të keq,duke u munduar të tregojmë përforcime të reja dhe duke futë njerzë pa vlera dhe imoral e bashkpuntor të dikurshëm të Serbisë e edhe personalisht të Arkanit vetëm pse jan biznismen, ato i bëjn me turp dhe do ti çojnë në humbje ...!

Populli ka nis me u vetdijësu dhe ësht lodh nga këto fenomene ...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat